Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Financave Hykmete Bajrami kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Fondit për Kursime Pensionale të Kosovës dhe të Bankës Qëndrore të Kosovës ne mënyrë që të fillojnë implementimin sa më të shpejtë të Ligjit për Rimëķëmbje Ekonomike, percjell InLajmi
Në këtë takim Ministrja Bajrami tha se Ministria e Financave po punon intenzivisht që ky Ligj të implementohet plotësisht dhe të jap efektet e tij në ekonomi, sa më parë që të jetë e mundur.
Postimi i plotë i Ministrisë se Financave:
Bashkë me Kryeministrin Hoti kemi takuar përfaqësuesit e Fondit për Kursime Pensionale të Kosovës dhe të Bankës Qëndrore të Kosovës për të filluar implementimin sa më të shpejtë të Ligjit për Rimëķëmbje Ekonomike.
Ministria e Financave po punon intensivisht që ky Ligj të implementohet në plotni dhe të jap efektet e tij në ekonomi, sa më parë që të jetë e mundur.
Kjo është faqja ku mund të aplikoni për tërheqjen e 10% të Trustit, duke filluar nga e premtja.InLajm