Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e tjera hetuense kanë arrestuar 4 persona në Mitrovicë të Veriut pasi i kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe kokainë, përcjell InLajmi.
Njesitët policore në Mitrovicë të Veriut pas disa hetimeve disa mujore kanë bastisur disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në lokacionë në jug të Mitrovicës.
Pas kësaj bastisje policia ka arrestuar 4 persona të dyshimtë tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar armë e kokainë, llaptop e telefonë.
Kokainë 1kg e 892 gram, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një mulli grinder, një shufër metalike, dy llaptop, 4 telefona.
3 të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa 1 nga ta lirohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Njësia e DHTN Mitrovicë Veri në bashkëpunim të njësive tjera pas një hetimi disa mujor me urdhër të gjykatës ka bastisë disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër (4) lokacione në Mitrovicë Jug, ku janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Tek të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar: kokainë 1kg e 892 gram, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një mulli grinder, një shufër metalike, dy lleptop, 4 telefona. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt./InLajmi/