Gjinekologu Memli Morina tregon arsyet pse nuk rekomandohet vaksinimi i shtatzënave me vaksinë kundër koronavirusit.
“Vaksina anti-Covid është një vaksinë e re dhe procesi i prodhimit, fabrikimit e vaksinimit është një proces i gjatë që nënkupton edhe komponentën paraklinike edhe testimin tek subjekti, njerëzit. Ky testim nuk është bërë tek shtatzënat dhe kjo është arsyeja pse nuk diskutohet dhënia e vaksinës tek shtatzënat. Jo pse thuhet që vaksina është e rrezikshme mirëpo vetë faktin që nuk është testuar tek shtatzënat akoma nuk rekomandohet dhënia tek këto subjekte”, tha Morina.
“Mund të jetë edhe arsyeja tjetër që nevoja për vaksinë është shumë e madhe krahasuar me ofertën, mundësinë që të prodhohen dhe për këtë arsye janë zgjedh disa kontigjente të popullatës të cilat janë vlerësuar si personat në moshë, personeli shëndetësor dhe ata me sëmundje kronike”, theksoi ai për RTV Dukagjini.
Morina bëri të ditur se shtatzënat mund të vaksinohet kundër gripit sezonal.

“Vaksina e gripit rekomandohet tek shtatzënat”, shtoi ai.