Sektori privat ndihet i pakënaqur me vendimet e Qeverisë andaj kanë vendosur që nëse deri në ditën e Hënë nuk ka ndonjë marrëveshje ata do të hyjnë në një protestë të përgjithshme, raporton InLajmi.
Ata sot kanë mbajtur një grevë si paralajmërim për protesten e ardhshme.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Isuf Azemi ka thënë se është një dezinformatë që Qeveria i ka vendosur në listat për pagesa.
Ai shtoi se punëtorët e sektorit privat nuk kanë cfarë të tërheqin nga Trusti. /InLajmi/