Kryetari i ri i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot do të marrë zyrtarisht detyrën e Kryetarit, përcjell InLajmi.
Kuvendi Komunal i Podujevës do të mbajë seancë soleme dhe aty Kryetari Shpejtim Bulliqi do të bëjë betimin bashkë me kabinetin e tij.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Bulliqi fitoi zgjedhjet komunale me 29 nëntor në Podujevë me 51.64% të votave, kurse kundërshtar kishte Antarin e LDK-së Nexhmi Rudarin./InLajmi/