Parashutistë dhe helikopterë mbushën qiellin e Salisbury në Britaninë e Madhe në një nga stërvitjet më të mëdha ku morën pjesë trupa nga Britania, SHBA dhe Franca.
Manovra ushtarake kishte si qëllim simulimin e parashutizmit, uljeve të shpejta dhe operacionet sulmuese ajrore.
Të pranishëm në këtë “aksion” ishin 150 trupa nga regjimenti i dytë francez, si dhe 40 ushtarë amerikanë nga batalioni i Forcave Parashutiste 503, shkruan A2CNN.
Në një njoftim të ushtrisë britanike thuhet se kjo stërvitje i shërben njohjes së aftësive dhe taktikave të forcave aleate për të bashkëpunuar në operacionet e së ardhmes.