Crystal Palace ka shënuar fitore të thellë 5:1 në udhëtim ndaj West Bromwich Albionit sot në xhiron e 11-të të Premier Leagues së Anglisë.
Darnell Furlong (8’ autogol), Wilfried Zaha (55’, 68’) dhe Christian Benteke (59’, 82’) shënuan për Crystal Palacen, ndërsa Conor Gallagher (30’) për WBA-në. WBA-ja mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 34-të, pasi u përjashtua me karton të kuq Matheus Periera.
Crystal Palace pas 11 xhirove zë vendin e 11-të me 16 pçikë. WBA-ja është e parafundit me gjashtë pikë, shkruan EO.
Sot nga ora 17:30 në Premier League, Tottenhami e pret në derbin e Londrës, Arsenalin. Ndërkohë nga ora 20:15, Liverpooli e pret Wolverhamptonin.