Para disa ditësh u bë e famshme një fotografi e liderit të VV-së Albin Kurtit së bashku me kyetarin e ri të komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ku ata shihen duke përqafuar një lis, shkruan InLajmi.
Kryetari i Podujevës ka treguar se ideja për ta përqafuar trungin ishtee e Kurtit dhe se poashtu në fotografi ka qenë edhe një person tjetër mirëpo ai gjendet në kahun tjetër të trungut.


Bulliqi tregoi se kjo fotografi u shkrep kur ata ishin në një fushatë zgjedhore gjatë vizitës tek një prodhues i drithërave ku edhe gjendet trungu i plepit. Në bisedë e sipër ata kishin zbuluar se vjetërsia e trungut ishte diku 600 vjeçare.
“Ishim në një lokalitet gjatë fushatës zgjedhore, vizituam një prodhues të drithrave, edhe në afërsi të atij objekti ishte ky trung i plepit. Në bisedë e sipër duke diskutuar, na thanë që vjetërsia e këtij trungu ishte diku 600 vjeçare.
Bulliqi tha se arsyeja kryesore që u bë kjo fotografi është të dihej se sa persona duhen për ta rrethuar në tërësi perimetrin e tij.
E kishte një perimetër shumë të madh dhe nga kureshtja për të parë perimetrin me zotin Kurti, por e kemi edhe një person nga ana tjetër e fotografisë që nuk duket, të cilët nga kureshtja e perimetrit të këtij trungu, deshëm të dimë se sa njerëz duhen për ta përmbyllë këtë trung”, ka thënë Bulliqi në TV Dukagjini. /InLajmi/




















