Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka shkruar edhe dy fjalë për bashkëpunimin diplomatik mes Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Cakaj ka thënë se është marrë zyrtarisht vendimi për bashkimin e hapsirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve.
Ai tha se edhe po të duket simbolik ky vendim është dëshmi se synimi për shërbim diplomatik të përbashkët po vazhdon
Tashmë jemi marrë vesh zyrtarisht për bashkim të hapësirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve tona në qytetin e Strugës. Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon.
Ministri Cakaj tha se do vazhdojnë përpjekjet që të shtojnë mbështetjen politike e institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë
Postimi i plotë i tij:
Edhe dy fjalë për diçka domethënëse:
Tashmë jemi marrë vesh zyrtarisht për bashkim të hapësirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve tona në qytetin e Strugës. Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.
Nga ana tjetër, edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë. Deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi ynë kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.
S’ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë../InLajmi/