Gazeta InLajmi për kuriozitet ka përgatitur për ju 3 pyetje logjike për të parë sa nga ju do ta gjeni përgjigjen e këtyre pyetjeve e më pas ti sfidoni edhe miqtë tuaj, shkruan InLajmi.

Këto janë tri pyetjet logjike:
Pyetja 1: Tre vajza të shëndoshura qëndruan vetëm në 1 ombrellë, por asnjëra nuk u lag. Si është e mundur kjo?
Pyetja 2: Imagjinoni sikur jeni në një dhomë që nuk ka dalje, nuk ka dyer, as dritare pra nuk ka asgjë, është e mbyllur nga të gjitha anët. Si do dilnit nga ajo dhomë.
Pyetja 3: Një ditë para ditës së djeshme Fjolla kishte 7 vite. Vitin tjetër ajo do mbush 10 vite. Si është e mundur kjo?
Përgjigjet e këtyre 3 pyetjeve ua sjellim më poshtë, megjithatë shpresojmë që e keni sfiduar vetën para se të shihni se cila përgjigje është e saktë:
Pergjigja e pyetjes së 1: Nuk ishte duke rënë shi.
Përgjigja e pyetjes së 2: Ndaloni së imagjinuari.
Përgjigja e pyetjes së 3: Sot është data 1 janar, dje ishte 31 dhjetor, datë kjo kur Fjolla mbushi 8 vjet, kurse para ditës së djeshme ajo kishte 7 vjet. Pasi që tani më jemi në datën 1 janar këtë vit ajo mbush 9 vite ndërsa në vitin tjetër Fjolla mbush 10 vite./InLajmi/





















