Shteti i Gjermanisë ka vendosur rregulla të reja për të gjithë qytëtarët që duan të vijnë për pushimet e fundvitit në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se qytetarët të cilët kthehen nga Kosova duhet të izolohen për 10 ditë dhe para udhëtimit ata duhet të bëjnë regjistimin elektronik.
Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane, Kosova edhe më tej kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për përhapje të pandemisë Covid-19.
Me rastin e hyrjes në Gjermani me çfarëdo mjeti të transportit, izolimi duhet obligimisht të bëhet për 10 ditë.
Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit duhet të izoloheni për 10 ditë.
Po ashtu Ambasada ka thënë se në Kosovë nuk garantohet një përkujdesje mjekësore sipas standardeve gjermane dhe ka vetëm kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Gjermani:
Paralajmërim i udhëtimit për në Kosovë për shkak të COVID-19 është ende i vlefshëm:
Nëse këtë dimër keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që patjetër të merrni në konsideratë se:
Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë.
Kosova nga institucionet kompetente gjermane edhe më tej kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për përhapje të pandemisë Covid-19.
Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike.
Ju lutemi të merrni në konsideratë edhe që në Kosovë nuk garantohet një përkujdesje mjekësore sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ka vetëm kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.
Gjatë udhëtimit (kthyes) nga Kosova për në Gjermani vlen detyrimi për izolim 10-ditor.
Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit./InLajmi/