Më 10 dhjetor Oppo do të prezantojë serinë e re të telefonave Reno5.
Tashmë Oppo ka publikuar imazhet e tyre përmes faqes zyrtare, si dhe disa specifika.
GSMArena raporton se pritet të zbulohen tre telefona nga Oppo më 10 dhjetor – Reno5 5G, Reno5 Pro 5G, dhe Reno5 Pro+ 5G. Megjithatë, Oppo ka publikuar imazhet e dy të parëve, derisa nuk ka bërë të ditur asgjë për modelin Pro+, transmeton EO
The Reno5 5G dhe Reno5 Pro 5G duken të ngjashëm, kanë kamerë prej 64MP. Që të dy mbushen deri në 65W, megjithatë Oppo s’ka bërë të ditur kapacitetin e baterisë së tyre.