Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të kësaj banke, përcjell InLajmi.
Ata kanë diskutuar për reformat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ku theksi i veçantë ishte për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.
Ai tregoi se si synim ishte mbështetja e familjeve të varfëra me 10 milionë euro.
Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë.
Poashtu Reçica tha e falenderoi Massimiliano për kontributin e tij në funksion të rimëkëmbjes ekonimike.
Paolucci e falënderova për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që kam ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Postimi i plotë i tij:
Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.
Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë.
Paolucci e falënderova për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që kam ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. /InLajmi/