Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka vendosur të vetëizlohet pasi që kishte pasur kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social twitter.
Ajo shtoi se ka anuluar të gjitha aktivitetet dhe obligimet e parapara dhe se punën do e vazhdojë nga vetëizolimi deri në marrjen e rezultatit.
Postimi i plotë i saj:
Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje COVID19 pozitiv, jam vetëizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetëizolimi deri në rezultatin e testimit./InLajmi/