Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili tha se komunat duhet tu kthehen qytetarëve nga vetë udhëheqësit komunalë, përcjell InLajmi.
Balaj-Halimaj tha se që nga koha kur Vetëvendosje mori pushtetin në Prizren sipas të dhënave zyrtare, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport sa ishte në vitin 2016.
Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvendosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016
Zëvendëskryeminstrja tha se nëse për mërgimin e qytetarëve përgjegjëse janë partitë e tjera në pushtet, atëherë përgjegjëse është edhe VV në Prizren.
Zyrtarja e lartë e Nismas Socialdemokrate në postimin e saj në Facebook shtoi se para se Vetëvendosje të flas për komunat e tjera ai duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve
Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.
Postimi i saj i plotë:
Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvendosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!
Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë poaq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!
Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne./InLajmi/