Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke zhvilluar një takim në këto momente, raporton InLajmi.
Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e LDK-së mësohet se edhe kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në selinë e LDK-së.
Ky takim vjen një ditë pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë. Komunë në të cilën LDK ka qeverisur për më shumë se 2 dekada.
Ende nuk dihet arsyeja e takimit./InLajmi/