Shemsi Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve Lokale, “Demokracia Fillon Këtu”, ka treguar rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.
“51.1% për Bulliqin – VV
37.67 për Rudarin – LDK
11.32 për Fetahun – PDK”, ka deklaruar ai.
Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.
Kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.
Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.
Sipas të dhënave të KQZ+së, në Podujevë kanë dalë në zgjedhje 40.51 për qind e votuesve.
Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV-së, Nexhmi Rudari i LDK+së dhe Naim Fetahu i PDK-së, raporton RTV Dukagjini.
Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.