• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Në mungesë kuorumi, ekspertët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të kësaj legjislature

J G nga J G
29 November 2020
në Politikë
0 0
0
Në mungesë kuorumi, ekspertët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të kësaj legjislature
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

14 gushti është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka arritur ta miratojë një ligj. Bëhet fjalë për Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, i cili ishte mbështetur edhe nga deputetët e opozitës.

Në agjendën e kuvendit është edhe Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i miratuar në parim pas gjashtë tentimeve, por që nuk po arrin të kalohet në leximin e 2-të për shkak të mungesës së kuorumit.

Edhe gjatë seancës të së premtes, shumë projektligje nuk kaluan.

Organizatat që merren me monitorimin e punës së kuvendit kërkojnë që koalicioni qeveritar të ofrojë zgjidhje të shpejtë për zhbllokimin e kësaj situate, pasi aktualisht, vetëm 9% e agjendës legjislative është realizuar.

“Vetëm 13 projektligje, nga 143, janë miratuar në kuvend, 11 prej tyre kanë të bëjnë me çështje financiare: ose janë marrëveshje ndërkombëtare për hua ose të ndërlidhura me investime të huaja. Pjesa më e madhe e tyre janë miratuar pas muajit qershor, kur ishte votuar Qeveria Hoti, dhe pjesa më e madhe e tyre janë votuar më përkrahjen e opozitës”, konfirmon Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

Ai vlerëson se legjislatura aktuale është më e dobëta, si në aspektin ligjvënës, ashtu edhe atë përfaqësues.

Gjatë kësaj legjislature, kuvendi ka mbajtur 36 seanca, ku 9 prej tyre kanë qenë interpelanca të ndryshme.

“Jo që jemi kundër interpelancave, por kuvendi nuk po miraton projektligje”, tha Mexhide Demolli- Nimani nga organizata “Fol”.

Ajo, megjithatë, konsideron se barra kryesore mbi këtë mungesë të funksionimit të kuvendit, bie mbi koalicionin qeverisës.

“Nuk dua ta amnistoj opozitën, por përderisa ky koalicion arriti se si arriti ta krijojë shumicën, barra kryesore bie mbi ta. Aktualisht nuk dihet dhe pak ka gjasa që ta ketë numrin e njëjtë (të votave). Por edhe deputetët e opozitës kanë obligimet e tyre ligjore dhe duhet të jenë prezent nëpër seanca” tha Demolli-Nimani.

Organizatat që monitorojnë punën e kuvendit kërkojnë ndryshimin e Rregullores së kuvendit dhe deputetët të ndëshkohen për pasivitetin e tyre.

Eugen Cakolli nga KDI-ja u referohet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e që sipas tij, i detyrojnë deputetët që të votojnë gjatë seancave.

“Në 2 raste, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar në mënyrë eksplicite që deputetët të marrin pjesë në votim dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, për, kundër apo abstenim, pasi që pjesëmarrja në seancë, pa marrë pjesë në votim, është krejt e pakuptimtë dhe jo logjike”, thotë Cakolli.

Edhe Mexhide Demolli-Nimani kërkon nga deputetët që të jenë më konstruktivë.

“Deputetët duhet të jenë më konstruktivë. Le të votojnë kundër dhe të mos dështojnë seancat për shkak të kuorumit”, tha ajo.

Përderisa koalicioni qeveritar nuk po arrin të shtyjë përpara agjendën legjislative, monitoruesit kërkojnë që kjo çështje të zgjidhjet me urgjencë, pasi pandemia e ka rënduar jetën e qytetarëve dhe të bizneseve.

“Urgjentisht, ose duhet të riformatizohet qeveria, ose opozita të arrijë ta shkarkojë këtë qeveri. Zyrtarëve qeveritarë, por edhe deputetëve, po iu ecin pagat, por qytetarët kanë telashe të mëdha, të cilat duhet të adresohen urgjentisht, pasi gjendja është vështirësuar edhe për shkak të pandemisë”, konsideron Demolli-Nimani nga “Fol”.

Ajo shton se mungesa edhe e Listës Serbe dhe shuarja e grupit parlamentar 6ë e bën edhe më të pamundur funksionimin normal të kuvendit.

Lista Serbe ka grup të saj parlamentar dhe zyrtarisht 10 deputetët e saj e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, bashkë edhe me grupin 6ë që mbledh rreth vetes deputetë të komuniteteve të tjera pakicë.

Qeveria e Avdullah Hotit është votuar më 3 qershor me 61 vota të deputetëve, aq sa nevojitet për votimin e qeverisë. Ndërkohë, njëri nga deputetët, i cili e ka përkrahur votimin e qeverisë, Etem Arifi, u është dorëzuar autoriteteve në Kosovë për vuajtjen e një dënimi me burgim prej një vit e tre muaj për mashtrim me subvencione.

Kuvendi ka para vetes sfidën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Nëse partitë nuk pajtohen për një emër të përbashkët, atëherë kuvendi do të shpërbëhet dhe do të shkohet në zgjedhje të reja.

Kjo legjislaturë do të mbahet mend për faktin se ka prodhuar 2 qeveri. E para, e drejtuar nga Albin Kurti ishte zgjedhur më 3 shkurt me 66 vota, ndërkaq e njëjta ishte shkarkuar më 25 mars nga 82 deputetë, pas mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Radion Evropa e Lirë,

Qeveria e 2-tëe udhëhequr nga Avdullah Hoti mori besimin e 61 deputetëve, më 3 qershor 2020.

Tags: Eugen CakolliKuvendi i KosovesMexhide Demolli-Nimani
Postimi i mëparshëm

Infermierja gënjeu për kontrollin e Maradonës

Postimi tjetër

Ahmeti kritikon sërish masat anti-Covid

Të ngjajshme Postime

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit
Politikë

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

21 December 2025
Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit
Politikë

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar
Politikë

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Fetah Paçarizi në hapjen e fushatës së PDK në Prizren: Këtu rrah zemra e vizionit, forcohet uniteti dhe shpresa për ndryshim
Politikë

Fetah Paçarizi në hapjen e fushatës së PDK në Prizren: Këtu rrah zemra e vizionit, forcohet uniteti dhe shpresa për ndryshim

18 December 2025
Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës
Politikë

Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës

19 December 2025
Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp
Politikë

Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp

17 December 2025
Postimi tjetër
Ahmeti kritikon sërish masat anti-Covid

Ahmeti kritikon sërish masat anti-Covid

Lajmet e fundit

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

21 December 2025
Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu