Ka kohë qe Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil, nuk ka arritur me kohë të duhur të kryej të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime, raporton InLajmi.
E mungesa e këtij materiali si duket është bërë arsyeja pse ka lindur një përplasje verbale ndërmjet kryetarit të KQZ-së Sami Kurteshi dhe kryetarës së KQZ-së Valdete Daka.
Kurteshi ka kërkuar që të marrë fjalën dhe ka kërkuar që të lejohen të votojnë të gjithë ata që ju ka skaduar afati i letërnjoftimit me 1 janar të vitit 2020.
“Ka ankesa ka qytetarë që s’mujnë të votojnë për shkak se nuk kanë letërnjoftime të vlefshme. Ne si KQZ duhet m’i njoftu mediet që të gjithë njerëzit me i lanë me votu që i ka skaduar afati në janar të vitit 2020”
Ndërsa Valdete Daka ka thënë se KQZ-ja nuk e ka marr vendimin.Poashtu, Daka ka thënë se sot nuk është momenti për të diskutuar pasi ata nuk janë në një mbledhje por në konferencë për procesin zgjedhor.
“Verdiktet e KQZ nuk merren në zgjedhjet me dokumentet dhe ato merren para ditës së zgjedhjeve dhe ne nuk jemi në mbledhje dhe jemi në konferencë dhe të gjitha vendimet merre mbledhjen e KQZ-së”, tha Daka. /InLajmi/