Një person është parë duke e fotografuar fletëvotimin, raporton InLajmi.
Rasti ka ndodhur në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë. Rastin e ka bërë të ditur Fehmi Zeqiri i cili është menaxher i kësaj qendre. Ai ka treguar se është evidentuar një parregullësi ku një person ka fotografuar fletëvotimin.
Ky rast është paraqitur në polici./InLajmi/