Mjeku Ramë Morina, nga komuna e Malishevës ka humbur betejën me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Salih Morina, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se Dr. Ramë Morna ishte profesionist i jashtëzakonshëm, humanist dhe personalitet i çmueshëm.
Postimi i plotë i tij:
“I pikëlluar për vdekjen e Doktorit të mirënjohur të Komunës së Malishevës Dr.Ramë Morina!
Doktori ishte një profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e Mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.
Shprehë ngushllimet e mija të sinqerta për familjën, miqtë, dhe gjithë ata që e njohën”./InLajmi/
