Më 28 nëntor në ditën e madhe të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ka ditëlindjen edhe Komandanti legjendar, e heroit të Kosovës, Adem Jashari, përcjell InLajmi.
Adem Jashari u lind më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Skenderajt. Ishte njëri nga themeluesit e parë dhe kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe mbante titullin e kryekomandantit të UÇK-së.
Luftoi ballë për ballë me armikun bashkë me të gjithë familjen e tij në Prekaz.
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, kur forcat paramilitare serbe kishin filluar sulmet për 3 ditë me rradhë në Prekaz pati dyluftim mes familjes Jashari dhe ushtarëve serb ku aty Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij.
Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Titullin “Hero i Kosovës” u dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.
Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë.
Po të ishte gjallë Adem Jashari do mbushte 65 vjeç./InLajmi/