Se nëntori është i shqiptarëve dhe i historisë sonë kjo është e ditur botërisht, 28 Nëntori i 2020-ës shënon 23 vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Pikërisht 23 vite më parë Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, më 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt në varrimin e mësuesit Halit Geci u shfaqën në skenë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.
Kësaj paraqitjeje historike të UÇK-së i paraprijnë luftimet e para frontale komandantit legjendar, Adem Jashari ndaj forcave paramilitare serbe. /InLajmi/