U.d e presidentës së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se për nderë të festës së flamurit para ndertesës së Kuvendit të Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se falmuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntori
Postimi i plotë i saj:
Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës.
Flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit.
Urime të gjithëve Dita e Flamurit! 


















