Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës Nexhmi Ruadi ka reaguar pas përleshjës së sotme të simpatiyantëve të LDK-së dhe LVV-së në këtë komunë, përcjell InLajmi.
Rudari ka thënë se fajin për ditën e sotme e ka Shpejtim Bulliqi ku po nxitë dhe provokon.
Ai ka shtuar se të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues
Postimi i plotë i tij:
Nuk i fajësoj qytetarët, të cilët sot reaguan në atë mënyrë duke provokuar incident dhe duke penguar aktivitetin tonë.
Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës.
Të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues. /InLajmi/