Kryeministri Avduallah Hoti ka demantuar se është arritur një marrëveshje midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta, përcjell InLajmi.
Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta, tha ai në Facebook.
Ai shtoi se Qeveria e respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe secila kërkesë analizaohet para se të miratohet apo refuzohet.
Postimi i plotë i tij:
Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.
Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet./InLajmi/