Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka postuar në rrjetin e tij social në Facebook një foto bashkë me deputetët e PDK-së. Fotot janë bërë disa çaste para fillimit të seances së paraparë për ditën e sotme, përcjell InLajmi
Daut Haradinaj në mbishkrimin e fotove ka shkruar një mesazh unifikues duke thënë se edhe në çoftë se i ndajnë partitë ata i bashkon festa e Flamurit.
“Edhe pse na ndajnë partitë, na bashkon Festa e Flamurit”, ka shkruar ai.
Në foto Daut Haradinaj shihet bashkë me deputetët e PDK-së Hajredin Kuqin, Fatmir Xhelilin e Blerta Deliun./InLajmi/