Për shkak të punësimeve të të afërmve në Teatrin e Mitrovicës nga ana e kryetarit të VV-së në këtë qytet, Kurti e ka injoruar Faruk Mujkën.
Një konkurs për disa vende pune në Teatrin e Mitrovicës, ka nxjerrë në pah skandalin më të madh të kohëve të fundit në këtë qytet, i cili tani po shkakton efekte brenda VV-së.
Për shkak të këtij skandali, Albin Kurti nuk e takoi sot kryetarin e degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujkën. Ai takoi vetëm kandidatin për Mitrovicë të Veriut dhe anëtarë të thjeshtë të Jugut.
“Jepi zë” shkruan se arsyeja pse Faruk Mujka nuk pati mundësi ta takonte Albin Kurtin, ishte punësimi i resë së tij dhe 6 militantëve partiakë, ka raportuar Jepi zë.
Për ta kujtuar, aktivistë të VV-së, nga pozita me kontrata mbi vepër, janë rehatuar në pozita të përhershme në Teatrin e Mitrovicës. “Jepi zë” ka siguruar listën e të pranuarve në këtë konkurs, ku rezulton se u rehatua edhe e reja e nënkryetarit Faruk Mujka, Elda Ahmeti-Mujka.