5 qytetarë të Komunës së Gjilanit kanë humbur jetën në betejë me koronavirusin brenda 24 orëve të fundit, përcjell InLajmi.
2 prej tyre ishin të infektuar me COVID-19, kurse 2 të tjerë fillimisht kishin rezultuar pozitiv, por që më pas dolën negativ, e që fatkeqësisht edhe kanë ndërruar jetë.
Kjo është konfirmuar edhe nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.
Po mund të konfirmoj se janë pesë persona të vdekur brenda 24 orëve në Gjilan. Tre janë të konfirmuar me COVID-19, kurse dy të tjerë janë që kasën qenë pozitiv më pas janë negativizuar, por që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë
Ndryshe në Gjilan janë gjithsej 418 raste aktive me koronavirus, ndërsa nga muaji mars deri më sot kanë humbur jetën 71 qytetarë, shkruan Lajmi.net
Në komunën e Gjilanit janë 213 mostra në pritje, rezultati i të cilave do të bëhet i ditur sot apo ditët në vazhdim./InLajmi/