Kancelarlja e gjermanisë Angela Merkel ka treguar se masat kufizuese për parandalimin e COVID-19 do të jenë të vlefshme deri në fillim të Janarit, pra do të vazhdojnë edhe gjatë festave të fundvitit duke mos patur lehtësim të tyre.
Duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve, ne supozojmë se kufizimet që janë në fuqi para Krishtlindjeve do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fillim të Janarit, sigurisht për shumicën e pjesëve të Gjermanisë”, shkruan The Guardian, transmeton InLajmi.
Ajo ka theksuar se nuk mund të ketë një lehtësim për Krishlindje apo Vit të ri duke marrë parasysh numrin e lartë të të infektuarve, mirëpo theksoi se gjatë fundvitit mund të mblidhen në grupe prej 10 perosonave për të festuar.
Për fat të keq, duhet të themi se nuk mund të premtojmë një lehtësim për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
Merkel tha se numri i rasteve të COVID-19 në Gjermani është “duke ngecur në një nivel të lartë – shumë të lartë”./InLajmi/.