Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot ka publikuar edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS), ku janë matur perceptimet publike në Kosovë në lidhje me besimin e qytetarëve në institucione dhe çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë, përcjell InLajmi.
Nga të dhënat rezulton se, Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besuar, me 81% të të anketuarve të cilët kanë besim ose besim të plotë në të, pastaj vie Policia e Kosovës.
Ky raport është publikuar në kuadër të projektit rajonal “Barometri i sigurisë në Ballkanin Perëndimor – promovimi i llogaridhënies në Institucionet e Sigurisë dhe Drejtësisë” i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED).
Besimin e qytetarëve Forca e Sigurisë së Kosovës e mban që disa vite. Publikimi i të dhënave gjendet këtu: http://www.qkss.org/repository/docs/WBSB_KosovoReport_Alb_final_988743.pdf /InLajmi/