Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu thotë se jemi në një situatë alarmante të përhapjes së virusit dhe jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja, përcjell InLajmi.
Më tutje ai shtoi se spitalet janë në limitin e fundit para kolapsimit.
Shprehet i shqetësuar për gjendjen e krijuar duke treguar gjendjen nëpër spitale të cilat janë të të mbushura me familjarë, dhe po ashtu koridoret janë të mbushura përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Ai tutje shton se në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim.
Dhomat e pacientëve të infektuar me koronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim.
Haxhiu përmes postimit të tij në facebook propozon që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë dhe të krijohen ekipet mjekësore profesionale për kujdes dhe trajtim të pacientëve në të gjitha klinikat me COVID-19.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Vërtetë jemi të çuditshëm!
Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja.
Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit.
Pas më shumë se 8 muaj punë intenzive stafi mjekësor dhe ai mbeshtetës është i stërlodhur.
Ka probleme substanciale organizative, profesionale , shëndetësore dhe të menaxhimit të situatës.
Klinikat me COVID-19 janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së coronavirusit.
Dhomat e pacientëvetë të infektuar me coronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vi ndarëse me ambientet e kontaminuara dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat.
Institucionet siç është p.sh. Kuvendi i Kosovës dhe të tjerët që i kanë vendosur kabinat dezinfektuese në hyrje të objektit le t’i dhurojnë ato për klinikat me COVID-19.
Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë.
Të fillojnë punën menjëherë specializantët e pranuar në mënyrë vullnetare deri me 31.12.2020 dhe me pasë me pagesë nga viti i ardhshëm.
Të krijohen ekipet mjekësore profesionale për kujdes dhe trajtim të pacientëve në të gjitha klinikat me COVID-19.
Të punohet urgjentisht në përgaditjen e hapësirave për pranim të numrit edhe me të madh të pacientëve të mundshëm.
Ju lutem të keni kujdes sepse situata është në limitet e kapciteteve shëndetësore dhe humane,është buzë kolapsit! /InLajmi/