Sot është bërë një vit nga tërmeti dridhërues në Shqipëri i cili i mori jetën tragjikisht 51 viktimave dhe ku mbeten të plagosur 913 persona të tjerë, shkruan InLajmi.
Mëngjesi i hershëm i 26 nëntorit i zgjoi banorët e Shqipërisë pasi tërmeti një prej 6.4 shkallësh rhiter kishte goditur gjithë Shqipërinë, por si epiqendër e këtij tërmeti ishte Durrësi dhe Thumana.
Shumë vende fqinje si Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera dërguan në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit dhe dolën në ndihmë për të shpetuar nga rrënojat e termetit shumë qytetarë në Durrës dhe Thumanë, mirëpo fatkeqësisht pas tre ditë kërkimesh nën rrënoja 51 banorë të Durrësit dhe Thumanës humbën jetën dhe 913 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe pa vendstrehim.
Po në këtë ditë kujtojmë edhe ndihmën e madhe të Kosovës, Forcave Ushtarake e qytetarëve të cilët hapën dyert për të gjithë të mbijetuarit nga tërmeti dhe u gjetën vendstrehim në Kosovë. Por, edhe ndihma e Institucioneve ishte mjaftë e madhe për këtë tragjedi që goditi gjithë Shqipërinë.
Kryeministri i Republikës së Shqipërise Edi Rama u premtoi përkrahje të gjithë banorëve të cilët humbën stehën e tyre dhe mbetën të dëmtuar nga tërmeti, mirëpo edhe sot një vit pas shumë qytetarë të Durrësit e Thumanës nuk kanë akoma një shtëpi ashtu siç u është premtuar një vite më parë./InLajmi/