Sot do të nënshkruhet një Memorandum i Bashkëpunimit për Atashetët Kulturorë në mes të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes njoftimit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit:
Të nderuar,
SOT, (24.11.2020) e martë, në orën 11:00, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë.
Vendi: Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje! /InLajmi/