Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Klan Debat, ka folur rreth menaxhimit të pandemisë, arrestimeve nga Specialja, por edhe situatën politike në vend, shkruan InLajmi.
Hoti ka folur për akuzat e opozitës për keq menagjimin e pandemisë nga Qeveria. Ai gjendjen e vendit tonë e ka krahasur edhe me vendet tjera si Franca, Gjermania të cilat poashtu po përballen me një numër të lartë të të infektuarve.
Opozita e ka punën e vet, mi këqyr punën e Qeverisë, por është një përvojë e vendeve më të avancuara. Numri i të infektuarve është më i larti që nga fillimi i pandemisë, a nënkupton kjo që Franca, ose Gjermania e ka menaxhu keq pandeminë, ose Brukseli që është komplet i mbyllur?
Më tutje ka shtuar se ai nuk po tenton të arsyetohet, por i ka siguruar qytetarët se kanë marrur vendimet të cilat rekomandohen në situata të tilla.
Kjo nuk kupton që po tentojmë të arsyetohemi, i siguroj qytetarët që kemi marrë të gjitha veprimet që rekomandohet të ndërmerren në situata të tilla, veprimet që janë të bazuara në rekomandimet e ekspertëve shëndetësor.
Një pjesë e deklaratës së kryeministrit Hoti:
“Opozita e ka punën e vet, mi këqyr punën e Qeverisë, por është një përvojë e vendeve më të avancuara. Numri i të infektuarve është më i larti që nga fillimi i pandemisë, a nënkupton kjo që Franca, ose Gjermania e ka menaxhu keq pandeminë, ose Brukseli që është komplet i mbyllur? Kjo nuk kupton që po tentojmë të arsyetohemi, i siguroj qytetarët që kemi marrë të gjitha veprimet që rekomandohet të ndërmerren në situata të tilla, veprimet që janë të bazuara në rekomandimet e ekspertëve shëndetësor, por në fund po ndajmë fatin me të gjithë botën”, ka thënë kreu i Qeverisë. /InLajm/