Mali i zi po vazhdon të përballet me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus.
Deri tani, më shumë se 31.000 persona në këtë shtet janë konfirmuar pozitiv me këtë virus.
Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive të Malit të Zi, vendosi orë policore, dhe sipas këtij vendimi, qytetarët e këtij shteti nuk do të mund të lëvizin nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit, transmeton Ekonomia Online.
Me këtë rast u vendos edhe shkurtimi i orëve të punës së njësive hotelierike, ndëkaq masat do të zbatohen nga data 25 nëntor deri më 8 dhjetor.