Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, për shkak të, siç thuhet në komunikatë, numrit të lartë të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.
“Sot po vdesin më shumë njerëz në ditë që nga Lufta e Dytë Botërore, lëreni politikën, Zaev dhe Filipçe jepni dorëheqje. Hiqni dorë nga politika ditore, po ju vdesin njerëzit sepse nuk ka krevate të lira. Dilni jashtë nga kutia e qelqit që vetë e krijuat, dilni jashtë dhe dëgjojeni vajin e qytetarëve. Ndërpritni pres konferencat, qasuni zgjidhjes së problemit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, përcjell Alsat M.
Maqedonia e Veriut vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar 1112 raste të reja me Covid-19.