Kryetari i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi është liruar në shtëpi pas qëndrimit disaditor në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, përcjell InLajmi.
Kryetari Arifi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është shëruar dhe falënderon të gjithë ata që i dhanë përkrahje dhe kurajë gjatë kohës sa ishte në proces të shërimit.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Të dashur miq,
Pas disa ditëve i shtrirë në spital, jam kthyer përsëri në familjen time në Preshevë. Pa ekzagjëruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga virusi Corona.
Së pari jam falënderues Zotit, krijuesit të Gjithësisë që më ka dhënë mundësinë të kthehem përsëri pranë fëmijëve, prindërve dhe bashkëshortës sime, gjithashtu përkulem ndaj tij për përkujtimin që ne jemi vetëm përkohësisht në këtë botë, ndërsa këtë fakt të pakundërshtueshëm duhet ta shfrytëzojmë që të jemi në shërbim të vendit, shoqërisë e popullit tonë.
Të dashur miq,/InLajmi/