Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë për të ndryshuar strukturën e gjëndrave të flokëve, ka shumë gjëra që njerëzit mund të bëjnë për t’i bërë flokët të duken më të trashë dhe për të zvogëluar thyerjen dhe humbjen e tyre, transmeton InLajmi.
Në këtë artikull, po përmendim disa trajtime natyrore që një person mund të bëjë në shtëpi për t’i ndihmuar flokët të duken dhe të ndjehen më të trashë.
- Trajtimi me Vezë
Vezët kanë shumë proteina, të cilat janë thelbësore për trupin për të ndërtuar flokë të fortë dhe të trashë. Kur përdoret rregullisht, një trajtim me vezë mund të ndihmojë në trashjen dhe forcimin e flokëve të një personi.
Për të trajtuar flokët me vezë:
- Rrihni 1 ose 2 vezë së bashku;
- Aplikoni vezët në lëkurën e kokës dhe flokët e lagur;
- Lërini vezët në lëkurën e kokës për rreth 30 minuta;
- Lani flokët tërësisht me ujë të ngrohtë dhe shampo të butë
- Trajtimi me vaj ulliri
Vaji i ullirit është i pasur me acide Omega 3 dhe përbërës tjerë nutricionalë, të cilët janë thelbësorë për shëndetin e përgjithshëm, përfshirë shëndetin e flokëve. Kur aplikohet direkt në lëkurën e kokës dhe flokët, vaji i ullirit ndihmon në trashjen e flokëve.
Për të përdorur vaj ulliri:
- Ngrohni vajin në temperaturën e trupit;
- Masazhoni vajin e ngrohtë në lëkurën e kokës dhe flokët;
- Lëreni në flokë për rreth 30 deri në 45 minuta;
- Shpëlajeni vajin e ullirit me shampo të butë.
Disa njerëz shtojnë mjaltë në vajin e ullirit dhe të tjerët sugjerojnë që të lini vajin e ullirit të pushojë një natë në flokët tuaj.
- Xhel aloe
Shumë njerëz besojnë se bima Aloe Vera është e dobishme për lëkurën, lëkurën e kokës dhe flokët. Vendosja e vajit të aloes direkt në flokë dhe skalp mund të ndihmojë në forcimin e flokëve dhe trashjen e tyre me kalimin e kohës.
Në treg janë në dispozicion disa produkte tregtare që përmbajnë aloe si një përbërës aktiv. Këto produkte shpesh marrin formën e xhelave dhe kremrave që aplikohen direkt në lëkurën e kokës dhe flokë, shkruan Medical News Today.
Për një solucion shtëpiak, një person mund të provojë të fërkojë pak xhel të pastër aloe në lëkurën e kokës dhe ta lërë të qëndrojë për 30 minuta para se ta shpëlani. Disa njerëz përziejnë aloe me vaj kokosi ose vaj ulliri.
Ky trajtim mund të pëndoret një ose dy herë në javë./InLajmi/