Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka bërë të ditur që për fansat e saj do të mbajë një koncert virtual, duke qenë se kushtet aktuale me koronavirus kudo në botë, nuk lejojnë organizim të koncerteve fizike, transmeton InLajmi.
Lipa ka njoftuar se ky koncert do të mbahet më 27 nëntor dhe i ka ftuar të gjithë fansat që të bashkohen.
Ndërkaq, babai i këngëtares, njëherësh edhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa, bëri të ditur se biletat janë të qasshme edhe për Prishtinë, Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd./InLajmi/