Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Me të mbërritur në Itali, ai e ka bërë testin për koronavirus, ku edhe rezultoi pozitiv, transmeton InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Napolit përmes një statusi në Twitter.
“Pas kthimit nga ekipi i tij kombëtar, bëri testin në këtë mëngjes dhe Amir Rrahmani doli pozitiv me koronavirus”.
Në njoftim thuhet tutje se Rrahmani nuk ka pasur kontakt me lojtarët tjerë të ekipit dhe se do të vazhdoj periudhën e izolimit në shtëpinë e tij./InLajmi/