Studentët të cilët nuk do të strehohen në konvikte, nuk do të mund të shfrytëzojnë as mensën për ushqim, ka njoftuar Qendra e Studentëve në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Ky vendim vjen si rezultat i masave parandaluese për koronavirusin.
“Të drejtë ushqimi në mensë këtë vit kanë vetëm studentët të cilët fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte. Gjithashtu në rast se studentët të cilët nuk e shfrytëzojnë të drejtën e banimit në konvikt iu merret e drejta e ushqimit në mensë”, thuhet në njoftimin e QS-së.
Sqarojnë se këto masa janë në përputhje edhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës./InLajmi/