Bisedimet për Brexit mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe janë pezulluar, pasi një nga negociatorët ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan BBC.
Shefi negociator i BE-së, Michael Barnier, ka shkruar në Twitter se një nga zyrtarët është infektuar me koronavirus dhe ai është pajtuar me homologun nga Britania e Madhe, David Frost, që të shtyhen bisedimet, njofton Koha.net.