Në kohën kur po regjistrohen shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dërguar apel deri te qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Apelon, të mbahen maskat në vendet e punës, pasi siç thonë, është obligative.
“Puna vazhdon pa ndërpre! Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Mbani distancën! Në punë maskat janë obligative! Virusi është gjithandej!”, thuhet në apelin e ISHPK-së.
Ndërkohë, në Kosovë gjatë ditës së djeshme, nga 1.599 testime të realizuara, janë regjistruar 720 raste pozitive me koronavirus, ndërkaq janë shëruar 469 pacientë./InLajmi