Kritika të shumta po merr Bashkimi Evropian për krijimin e Gjykatës Speciale, pasi aty po gjykohen për krime lufte vetëm shqiptarët dhe jo serbët të cilët kryen masakra e gjenocid në Kosovë.
Analistë, njohës të çështjeve të drejtësisë dhe shumë figura të njohura po kritikojnë Specialen se po punon me dosj3t e përgatitura nga Serbia, dosje këto që janë publikuar edhe më herët për krerët e UÇK’së.
Ndryshe, edhe Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresist
Eliot Engel, përmes një postimi në Twitter ka thënë se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte duhet të sillen para drejtësisë
Por, sipas këtij komiteti, drejtësia nuk duhet të jetë vetëm për një etni, duke shtuar se momentalisht kjo po ndodhë në Kosovë përmes Gjykatës Speciale.
“Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që kryesohet nga Engel.
“Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet më tutje