Avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra nuk është pajtuar me propozimin e Prokurorisë që gjykimi të nis në verën e vitit 2021, përcjell InLajmi.
Alagendra shtoi se për këtë proces ju nevojitet kohë dhe mjete të mjaftueshme.
“E dëgjuam atë qa tha Prokuroria dhe ne nuk jemi fare dakord me parashtrimet e Prokurorisë, jam dakord me mendimet e kolegëve të mijë. Na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme që të bëjmë vlerësimin e procesit”, ka thënë Alagendra. /InLajmi/