Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka rezultuar pozitive me koronavirus, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Bajrami në rrjetin social facebook.
Ajo ka thënë se se për 2 javë do të punojë nga distanca.
Postimi i plotë i saj:
Të nderuar qytetarë,
Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore.
Shëndet për ju dhe familjet e juaja!
HB /InLajmi/
















