Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në rrjetin social ka ripublikuar intervistën e heroit Fehmi Lladrovci, të dhënë për BBC-në, në fillim të majit të vitit 1998, përcjell InLajmi.
Ai ka cekur se “Kushdo që e ka harruar apo dëshiron ta rishkruaj historinë e Kosovës që ta dijë ku ishim e ku jemi, i rekomandoj ta përcjellë intervistën e heroit Fehmi Lladrovci”.
Ja postimi i z. Lladrovci:
Kushdo që e ka harruar apo dëshiron ta rishkruaj historinë e Kosovës që ta dijë ku ishim e ku jemi, i rekomandoj ta përcjellë intervistën e heroit Fehmi Lladrovci, të dhënë për BBC-në, në fillim të majit 1998.
Intervista është mbi 7 minuta dhe dëshmon rreth misionit të UÇK-së, vizionit dhe qëllimin e fundit i kësaj ushtrie çlirimtare, Pavarësia e Republikës së Kosovës, si vendi i fundit në Evropë nën okupim!
Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit /InLajmi/