Si pjesë e opozitës Avdullah Hoti ishte mjaft kritik ndaj qeverisjes së Ramush Haradinajt për numër të madh të zëvendësministrave.
Tani kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin numri i zëvendësministrave është po aq i lartë.
Nga Qeveria “Hoti” deri më tani janë emëruar 49 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për këtë shifër mirëpo të njëjtit për Express kanë dërguar vetëm një listë me emrin e tyre.
Kështu vetëm 4 ministri i kanë gjithsej nga 5 zëvendësministra. Bëhet fjalë për atë të Infrastrukturës, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Përderisa ministritë e lartcekura i kanë nga 5 zëvendësministra, në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe në atë të Punëve të Brendshme janë nga 4 zëvendësministra.
Nga një zëvendësministër më pak, ka Ministria e Financave, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Shëndetësisë.
Nga 2 zëvendësministra kanë: Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Mbrojtjes.
Kurse me nga një zëvendësministër funksionojnë Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Nga 49 zëvendësministra në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, vetëm 7 janë femra, që i bie 14.28% e numrit të përgjithshëm.
Lista me emra të Zëvendësministrave të Qeverisë të Republikës së Kosovës:
- Agim Krasniqi ZVM – Ministria e Financave
- Artan Berisha –ZVM-Ministria e Infrastrukturës
- Arton Retkoceri – ZVM-Ministria e Infrastrukturës
- Bashkim Krasniqi – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
- Besart Dreshaj – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
- Bekim Brestovci ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme
- Teuta Sahatqija – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
- Enis Sulejmanovic – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim
- Selim Kryeziu – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim
- Enver Hoti -ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- Fatbardha Emini – ZVM – Ministria e Pushtetit Lokal
- Florian Dushi -ZVM – Ministria e Drejtësisë
- Hamza Balje -ZVM –Ministria e Infrastrukturës
- Muharrem Sfarqa -ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
- Ergin Bunjaku – ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
- Nexhat Ramadani – ZVM ne Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
- Engelbert Zefaj – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Qazim Rrahmani – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Valdete Bajrami ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Resul Makreshi – ZVM – Ministria e Shëndetësisë
- Yildiray Bayram – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme
- Zafir Berisha -ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme
- Agron Bacaj –ZVM- Ministria e Punëve të Brendshme
- Pjetër Ndou – ZVM – Ministria e Shëndetësisë
- Adnan Redzeplar – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
- Eldis Abazi – ZVM – Ministria e Zhvillimit Rural–
- Kushtrim Bahrimaj – ZVM – Ministria e Financave
- Muhamet Brajshori – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspores
- Jasmina Jovanovic – ZVM -MF
- Milan Radojevic – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme
- Driton Bardheci – ZVM – Ministria e Arsimit dhe Shkencës
- Magbule Shkodra -ZVM –Ministria e Pushtetit Lokal
- Gani Dreshaj – ZVM – MPJD
- Muhamedali Mergjollari – ZVM – MM
- Xhavit Zariqi – ZVM – MI
- Erxhan Galushi – ZVM – MBPZHR
- Rexhep Kadriu – ZVM -MEA
- Qerim Bajrami- ZVM-MTI
- Arbër Grabovci – ZVM – MKRS
- Muharrem Nitaj – ZVM- MEA
- Bajram Kastrati – ZVM – MBPZHR
- Halil Matoshi – ZVM – MKRS
- Bahrim Shabani – ZVM – MBPZHR
- Burbuqe Bakia-Deva -ZVM – MEA
- Nehat Ramadani – ZVM – MBPZHR
- Sadika Kofrc- ZVM-MM
- Muhamet Gashi- ZvM-MI
- Xhavit Rexhaj- ZvM-MASH
- 49. Luan Gola-ZvM-SH
Në plan-programin qeverisës të LDK-së gjatë garës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, thuhej se ministritë do t’i kenë vetëm nga 2 zëvendësministra.
“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm 2 zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në plan-programin qeverisës të LDK-së që quhej “Beso”.
Në ndërkohë, Qeveria “Hoti” në Kuvendin e Kosovës është duke u ballafaquar edhe me mungesë të kuorumit, si dhe me luhatje të vazhdueshme të koalicionit.
Kjo për shkak të temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova, si për çështjen e Presidentit, Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e dialogut me Serbinë.