Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllaun e tij të ndjerë, Luanin në përvjetorin e tij të lindjes, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se Luani do të mbetet përherë 23 vjeç, aq sa ishte kur ra për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.
Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!
RH/InLajmi/